leoni

Maria Zakharova

Maria Zaharova, ka reaguar zyrtarisht për situatën në veri të Kosovës, duke fajësuar Kosovën dhe shtetet që e mbështesin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, me një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e Ministrisë. Në deklaratën e saj ajo thotë se Rusia është e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Kosovë, ku sipas saj autoritetet e vendit po përshkallëzojnë tensionet, me simpatinë apo edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të patronëve të tyre në Uashington dhe aleatëve të tij evropianë. Duhen ndërmarrë hapa efektivë për t’i dhënë fund provokimeve të shqiptarëve radikalë të Kosovës, perëndimorët ata haptas e shtyjnë situatën drejt konfliktit të drejtpërdrejtë. thuhet mes tjerash në deklaratën e zëdhënëses së  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova,

 Në deklaratë thuhej se në këmbim, Beogradi vazhdimisht tregon një qasje konstruktive, bën thirrje për zgjidhjen e çështjeve të reja përmes dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Një takim paqësor në Mitrovicën e Kosovës më 6 nëntor konfirmoi mbështetjen masive të popullit për këtë linjë të lidershipit serb. Në të njëjtën kohë, tërheqjen e serbëve të Kosovës nga strukturat rajonale, përfshirë policinë, e konsiderojmë si dëshmi të mosgatishmërisë së tyre për të qenë bashkëpunëtorë në të ashtuquajturin kurs kriminal. të “autoriteteve” të Kosovës mbi popullatën serbe, e cila u dëbua nga vendlindja me spastrim etnik.  Një tjetër përshkallëzim ndodh në kushtet kur Bashkimi Evropian, të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i dha rolin e ndërmjetësit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në fakt mbetet indiferent, i pavullnetshëm ose i paaftë për të zhbllokuar procesin.

Si më parë, ne nuk shohim alternativë ndaj arritjes nga Beogradi dhe Prishtina të një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme reciprokisht të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila domosdo duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së “, tha Zaharova.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …