Albin Kurti

Kryeministri Kurti nuk ka përgjigje të re për Asociacionin apo “zajednicën” sikur i thoshte dikur

I pyetur nga  gazetarët se a do ta plotësojë kushtin që serbët kanë për t’u kthyer në institucionet e Kosovës  kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këtë pyetje është përgjigjur tash e 9 vjet. Ai ka deklaruar se nuk ka gjëra të reja për të thënë në përgjigjen e tij për këtë çështje. Ju e dini shumë mirë se pyetjeve tuaja për asociacionin unë iu përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është një pyetje e re kjo, po qe 9 vjet përgjigjem për asociacionin unë, prej 2013-s, që 9 vjet përgjigjem për asociacionin. Unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetjet e vjetra”, ka thënë Kurti, duke i ikur përgjigjes direkte dhe konkrete, pasi ndodhet para një dileme, së cilës nuk ia di fundin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …