Bedri Halimi: Lojërat me akuza mistike kundër krerëve të UÇK-së

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, sërish shpallet i pafajshëm, por a mjafton kjo?

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  ka përfunduar edhe rigjykimi i dytë për korrupsion ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorm Bedri Halimi, si dhe tre inspektorëve tjerë të kësaj komune, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka. Dje në fillim të seancës, me propozimin e palëve aktakuza është konstatuar e lexuar, si dhe të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtor. Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala ka konstatuar se shqyrtimi gjyqësor shpallet i përfunduar, kurse shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 8 nëntor 2022. E gjithë kjo zhagitje ka ndodhë pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit herën e parë më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale. Mirëpo, me arsyetimin se gjykata ka përfunduar shqyrtimin e rigjykimit brenda një kohe shumë të shkurtër dhe rrjedhimisht ka humbur kuptimin e mbajtjes së seancës, Apeli për herë të dytë e ka kthyer çështjen sërish në rishqyrtim. Në vendimin e Gjykatës të Apelit, thuhet se procedura e shqyrtimit gjyqësor në rishqyrtim është e shkurtë deri në atë masë, sa që e ka cenuar esencën e seancës të shqyrtimit gjyqësor duke humbur kuptimin e mbajtjes se saj. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala në shqyrtimi gjyqësor ka shpall aktgjykim lirues ndaj Bedri Halimit, duke e shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Por a mjafton vetëm kjo kur përkujtohet kalvari i padrejtësive që iu ka shkaktuar nga peshtetarët, dhe jo vetëm nga këta të sotmit?. A mjafton t’ i thuhet je i lirë pa i kërkura  falje, pa e dëmshpblrblyer… dhe a mund të dëmshpërblehet dot… 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …