Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për legjislativin, që përcaktojnë trajtën filozofike të Kongresit dhe tonin për debatin politik në Uashington, përgjatë gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden. Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm në person apo me postë. Disa analistë sugjerojnë se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionë që pati në zgjedhjet e mes mandatit të vitit 2018. Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat, një rezultat ky që në të kaluarën ka sjellë ngërç të zgjatur politik, me njërën palë që ka kontrollin e Kongresit, ose të paktën njërën prej dhomave të tij, dhe me palën tjetër që e ka shumicën në Shtëpinë e Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me bashkatdhetarët në Londër, ka deklaruar se qeveria shqiptare …