Në komunën e Skenderajt është bërë shpërndarja e fidanëve të kumbullës dhe arrës

Në komunën e Skenderajt sot është bërë shpërndarja e fidanëve të kumbullës dhe arrës, falë programit të Qeverisjes Nura, për t’i përkrahur sektorët e bujqësisë. Me këtë rast, 32 pemëtarë kanë përfituar fidane të kumbullës dhe 10 të arrës, në pakon e cila përveç fidanëve, përfshinë sistemin e ujitjes dhe gërshërët elektrikë për krasitje. Kryetari Nura, i pranishëm në ceremoninë e mbështetjes së pemëtarëve, duke i përgëzuar ata si përfitues nga thirrja publike, ka thënë se qeverisja e tij do të vijojë të mbështes bujqësinë me gjithë sektorët e saj. Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Skenderajt, Behxhet Maliqi, ka uruar pemëtarët përfitues, duke thënë se drejtoria që udhëheq ai, do të ketë edhe thirrje të tjera publike, në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës se bujqve e fermerëve të komunës sonë. Shpërndarja e sotme e fidanëve vije pas pesë fazave të mbështetjes së bujqve me pajisje dhe makina bujqësore, që dëshmon përkushtimin e Qeverisë Nura, për zhvillim të bujqësisë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …