Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka lëshuar sot takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës. Haradinaj ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin, pasi Kurti nuk sqaronte se pse prishi raportet me Amerikën dhe pse nuk po realizon kërkesat e tyre. Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë. Ka saktësuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …