Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka treguar disa detaje lidhur me përmbajtjen e planit gjermano-frëng, që iu ka propozuar Kosovës e Serbisë. Ai tha se Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani dhe shpjegoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij. Baza e tij është një bazë e shëndosh për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje”. Ky plan ndërtohet mbi tri principe, është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca. Tutje, ai tha se disa pjesë të këtij plani tashmë janë bërë publike edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …