Bodo Weber

Bodo Weber: Nga kjo situatë s’ka rrugëdalje, përveç shtyrjes së vendimit për targat e tërheqjes për formimin e AKK-së

Dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e  Kosovës, eksperti për Ballkanin Bodo Weber, i konsiderohen si  përshkallëzimin më të madh  të situatës në Kosovë që nga viti 2013. Weber, ka thënë se ky përshkallëzim nuk ndodhë për shkak të dorëheqjeve të serbëve nga Qeverinë e Kosovës, Kuvendi dhe komuna, por për shkak të largimit të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës. “Kjo sigurisht tregon, dhe atë që tashmë është evidente në dy vitet e fundit, se negociatat kërkojnë angazhim nga nivelet më të larta në Berlin, Paris dhe në Uashington. Nga kjo situatë realisht nuk ka rrugëdalje, përveç shtyrjes së vendimit të njëanshëm të Prishtinës për targat dhe tërheqjes së kërkesës për formimin e Asociacionit nga pala serbe. Dialogu është mbërthyer në Asociacion gjë që tregon se çështja nuk mund të zgjidhet jashtë kornizës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, vlerëson Weber.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …