Kultivimi i bashkëjetesës mes komuniteteve fetare në Zvicër, është një traditë që ushqehet edhe me veprime konkrete

Ditë më parë imami, Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës  ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në kishën fqinje evangjelsite (reformiste) në Winkeln (SG), shkruan albinfo.ch. Ai me këtë rast ka përshëndetur priftin evangjelist, Marcus Schattan, prift i cili ishte i angazhuar deri më tani në këtë kishë. Të krishterët dhe muslimanët besojnë në të njëjtin Zot: Zotin e Abrahamit dhe Isakut. Është mirë që mund të festojmë së bashku këtu dhe tani. Sepse ne jemi në rrugën tonë së bashku si besimtarë në rrugë të ndryshme, por drejt të njëjtit Zot”. “Me Marcusin u përshëndetëm pasi tash ai kalon në një qytet tjetër, për të shërbyer në institucione të tjera. Në këtë ceremoni fetare lamturmirëse mori pjesë, pos imamit, edhe kryetari i xhamisë, Sadush Ajrullai. Vëllazërisht në paqe, të ndryshëm por të bashkuar!”, shprehet imami, Mehas Alija.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …