Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kerin Donfrid, ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Donfried është shprehur se SHBA po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar se pajtohet me BE-në që zhvillimet në veri të Kosovës janë arsye për shqetësim. Ajo ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje dhe ka thënë një situatë e tillë ka potencial për përshkallëzim të mëtejshëm në terren. “Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për përshkallëzim të mëtejshëm në terren”, është shprehur Donfried në një konferencë për medie Ajo ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa që kontribuojnë për qetësinë e rajonit. Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …