Muharrem Xhafa

Muharrem Xhafa: Të jesh komunist, apo të jesh enverist, nuk janë e njëjta gjë

Shumë njerëz të mirë, vendës dhe të huaj, pyesin dhe duan të dinë : A është e njejta gjë të qenët komunist me të qenët enverist?

Nëse jo, ku dallojnë!

Të qenët komunist me të qenët enverist nuk janë e njëjta gjë.

Një komunist, a duhet të jetë domosdoshmërisht enverist, i formuar me mësimet dhe me përvojën revolucionare të marksizëm-leninizmit dhe të shokut Enver, duhet të jetë anëtar i një partie komuniste, duhet të bëjë pjesë në një organizatë partie të tipit komunist, duhet të pranojë me ndërgjegje e të zbatojë pa rezerva programin, statutin e disiplinën komuniste të saj.

Për një komunist ka kërkesa e disiplinë të fortë komuniste, të cilave shumë enveristë u shmangen.

Se nuk është e lehtë të jesh komunist i vërtetë.

Një enverist mund të mos jetë komunist – anëtar i një partie e organizate komuniste dhe s’ka detyrim të pranojë e të zbatojë programin e statutin e partisë komuniste, disiplinën e saj.

Një dukuri përbën fakti që enveristë ka shumë, dukuri që sa vjen e shtohet në numër si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

Në vende të ndryshme të botës shumë komunistë janë enveristë, por ka edhe shumë enveristë që nuk janë komunistë, dmth që nuk janë anëtarë partie të tipit komunist

Për turpin e vet, shumica e ish-komunistëve ish anetarë të PPSH-së kanë përqafuar programin e strategjinë e borgjezisë.

Ndër të tjera, ata votojnë për partitë “e majta” borgjeze ose për parti të tjera borgjeze. Jo pak syresh thonë : e duam Enverin, ani pse jemi pjesë e partive të borgjezisë”!

Ky dyzim është i gabuar, po, sidoqoftë, është një fakt që duhet njohur, një fakt që e dëshmojnë edhe sondazhet bërë për Enver Hoxhën e socializmin prej organizatash prestigjioze ndërkombëtare, të cilat shpallin se mbi 52 përqind e të intervistuarve shqiptarë jo komunistë ose ish komunistë, i duan socializmin dhe Enver Hoxhën, mësimet e tij, madje i njohin edhe më mirë se shumë komunistë.

Shumë enveristët janë bijë e bija pasardhës veteranësh, të familjeve të dêshmorëve e të bazave të LANÇ-it, të familjeve të lidhura ngushtë me pushtetin popullor, ish punëtorë, ish kooperativistë, ish intelektualë etj., të njohur e të kalitur në vepra gjigande e aksione të socializmit, po edhe të reja e te rinj të lindur e të rritur pas 1990-es, që studiojnë e mbështesin mësimet e Enverit.

Pa më të voglin dyshim, enveristët përbëjnë kontigjentin më të përgatitur e cilësor për shtimin e radhëve të Partisë Komuniste; janē të guximshëm në mbrojtje të figurës e të vepres së Enver Hoxhës dhe një shtysë e fuqishme për bashkimin e të gjithë komunistëve në një parti komuniste.

Enveristë ka shumë, ndërsa komunistë jo.

Ky ishte një orientim i drejtë që shënonte një fitore të madhe të socializnit, ishte një tregues i qartë që Enver Hoxhën e donte populli.

Nje komunist, siç thamë, duhet domosdosmërisht të jetë enverist, por jo një enverist të jetë domosdoshmërisht një komunist, sepse një enverist ndodh të jetë besimtar, të besojë në fe, ndërsa një komunist nuk mund të jetê besimtar!

Komunisti duhet të jetë ateist.

Një enverist është patriot e ushtarak i mirë, edhe specialist e intelektual i aftë, po mund të mos jetë komunist.

Ai e ka Enverin në zemër si patriot, si mbrojtës i paepur i çeshtjes kombëtare, si strateg gjenial, si udhëheqës i shquar në shërbim të popullit etj., etj., po mund të mos jetë komunist.

Një i moshuar mund të jetë enverist, por mund të mos jetë komunist, sepse një i moshuar, si rregull, nuk pranohet në radhet e Partisë Komuniste.

Po kështu njē i ri apo e re, e duan dhe e lexojnë Enverin, po nuk mund të jenë anëtar të një partie komuniste pa mbushur moshen 18 vjeç.

Enverizmi nuk ka pronar.

Askush nuk mund të thotë se enverizmi më përket mua!

As përcaktimi i tij nuk i takon një përsoni.

Ndaj e kemi publikuar për mendime, për ta bërë më të plotë e më të pasur konceptin për enverizmin.

Mund të thuhet se enverizëm quhen mësimet dhe praktika revolucionare marksiste-leniniste, e zhvilluar dhe e pasuruar më tej prej Enverit, me mësimet teorike, me praktikën e me veprën revolucionare të tij në vitet e gjysmës së dytë të shekullit 20, kur marksizëm-leninizmi u tradhtua dhe pushtetin e proletarëve e uzurpoi, me anë të kundërrevolucionit borgjez, revizionizmi modern në BS, më pas, në Kine etj. dhe pas vdekjes së shokut Enver, edhe në vendin tonë etj.

Klasikët e mëdhenj të marksizem-leninizmit – Marksi, Engelsi, Lenini e Stalini – kanë dhënë një kontribut të shquar në luftën kundër oportunizmit e revizionizmit të vjetër dhe modern.

Po asnjeri prej këtyre kolosëve të proletariatit e të komunizmit botëror nuk e pa revizionizmin modern të uzurponte pushtetin e punëtorëve dhe fshatarëve (diktaturën e proletariatit), sepse, ky fenomen prapavajtës doli sheshit, pas vdekjes se J. V. Stalinit, më 1953!

Enver Hoxha është i vetmi udhëheqës marksist-leninist që jetoi dhe demaskoi revizionizmin në pushtet në BS, në Kinë etj., që studioi thellë e analizoi në gjithanëshmërinë e tij këtë fenomen prapavajtës në veprat e tij, në veçanti në veprën madhore “Imperializmi dhe Revolucioni”, në të cilën Enveri përcaktoi shkencërisht mundësitë e rrugën së ndërtimit të socializmit në kushtet e rrethimit e të bllokadës së egër borgjeze e revizioniste, qoftë edhe në një vend të vogel si Shqipëria.

Enveri mbrojti, zbatoi me sukses e pasuroi më tej në rrethana e kushte të reja botërore mësimet e marksizëm-leninizmit në Shqipëri e në nivel ndërkombêtar, aq sa enverizmi ështê bërë një fenomen botëror dhe Enver Hoxha një klasik i marksizem-leninizmit, pranuar nga lëvizja e vertetë komuniste e punëtore ndërkombëtare.

Tiranë, 6 Nëntor 2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …