Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, i cili është në paraburgim në Hagë, nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati së paku tre orë, të premten e kaluar. “Mbrëmë, nga familjarë të Hysni Gucatit KMDLNj është informuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati së paku tre orë (të premten e kaluar) ndërsa, dje, më datë 8 nëntor 2022 ishte një intervenim më i vogël për shkakun se gjendja shëndetësore nuk po i përmirësohet. Ka temperaturë deri në 40 gradë dhe se ka infektim e që nuk po dihet shkaku”, kështu ka bërë me dije në një njoftim për medie KMDLNj. Sipas informatës së familjarëve të Hysni Gucatit, atij i është marrë një pjesë e indit për të bërë analizat për shkakun që po prodhon pasoja për shëndetin e Hysni Gucatit sikur që është infeksioni i vazhdueshëm dhe temperaturë të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …