MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E KËSHILLIT KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pikën vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat marrim nga personat përgjegjës nga si nga stacioni i Policisë në Rahovec gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Qetësia publike nuk ka qenë më e mira e mundshme, për shkak të mosrespektimit të orarit të rregullt të punës të lokaleve të natës. Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë në komunën e Rahovecit ka qenë e qetë dhe stabile. Morina në vazhdim thotë se për periudhën raportuese, janë evidentuar 88 raste të veprave penale, ndërkaq sipas kategorive, veçohen 5 vjedhje të rëndomta, 10 sosh të rënda, dhuna familjare është në rritje, ku janë evidentuar 11 raste, armëmbajtje pa leje ka pasur 3 raste. Sa i përket trafikut rrugor, janë shqiptuar 1440 gjoba, për parkingje pa leje 323 gjoba. Fatmirësisht është evidentuar vetëm një rast i prishjes së qetësisë publike, ndërkaq shqetësuese janë veprimtaria e lokaleve të natës në fshatin Xërxe, ku po ndodhin rrahjet dhe kanosjet. Në përmbyllje, Latifi apeloi tek komandanti Morina, që policia në bashkëpunim me inspektorët komunal, të fillojnë aksionin e mbylljes së lokaleve të natës, të cilit janë burim potencial i përdorimit të drogës, prostitucionit dhe trafikimit me qenie njerëzore, të gjitha këto dukuri negative në shoqëri. Poashtu kërkoi të shtohet puna e kontrolleve të inspektoratit komunal për shkak të punës së lokaleve të natës, të cilat veprojnë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe vendosjen e kamerave të sigurisë te varrezat në Rahovec.

 

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …