KFOR-i amerikan interesohet për Hartën Turistike të Ferizajt

Vendosja e Hartës Turistike të Ferizajt në disa pika të qendrës dhe periferisë së qytetit, ka zgjuar interesimin përveç të qytetarëve edhe të KFOR-it amerikan. Për këtë, në zyrën e tij, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, priti në takim përfaqësues ushtarak nga njësia LMT e KFOR-it amerikan, me të cilët bashkëbiseduan për mundësitë e potencialin turistik të Ferizajt, shprehur në këtë hartë turistike. Drejtori Dërguti, njoftoi mysafirët me projektet e kësaj drejtorie, gjersa në anën tjetër përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, përgëzuan për punën ekipin komunal në realizimin e këtij projekti, të Hartës Turistike, ku shpalosen vlerat historike, turistike, ekonomike e kulturore të Ferizajt, lehtë të qasshme për t’i vizituar. Harta turistike e Ferizajt është punuar në dy gjuhë, shqipe dhe angleze gjersa si e tillë mund të shkarkohet elektronikisht përmes QR Kodit që paraqitet brenda saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …