Përfundimisht qenka mbyllë Konzullata e Kosovës në Zarë, edhe ashtu nuk është vërejtur dora e shtetit në këtë përfaqësi diplomatike, ishte e anashkaluar dhe e braktisur nga kujdesi i shtetit!
Para një viti më rastisi të ndaloja në këtë qytet, vendosa të gjejë kohë dhe ta takoja mikun tim Esat BRAJSHORI-n, konzull i yni në këtë qytet, një njeri me vlera të larta kombëtare, nerëzore dhe profesionale, njeri me pedigre, që besoj fuqishëm se është nder për ne të na përfaqësoj një njeri i cili di t’i mbrojë, shfaq dhe t’i lartësoj vlerat e Kombit dhe shtetit të vet!
Me Esatin u ngjitëm shkallave të një pallati të bukur i cili gjendej në zonën më të frekuentuar të qytetit, besova se do të hasi në një institucion Diplomatik, por jo, aty ishte vetëm Konzuli, pa asistencë administrative, pa sekretar, pa shofer, thjeshtë një njeri për gjithçka! E pyeta pse, kur dihet se Zara, nuk është vetëm një qytet i bukur Dalmat, por është një qytet ku akoma frymon Shqip, falë shkallës së lartë emancipuese, kulturore dhe të mirë integruar në shoqërinë Kroate, të cilët gëzojnë reputacion dhe përfaqësim të lartë në shoqëri, Esati nuk foli, por me heshtjen e tijë, e mora përgjigjen!
E vlersoj të gabuar vendimin e Presidentës së shtetit.
Zara është qytet ku komuniteti ynë njihet që nga vitet 1665 – 1726 – 1733, dhe gjatë kohës së ish Jugosllavisë.
Aty akoma jeton shpresa e ruajtjes së identitetit Kombëtar!
Nga ky komunitet kemi figura të rëndësishme të historisë, kulturës, artit, sportit, drejtësisë, arkeologjisë etj., ku do të veçoja Shime, Pavle dhe Vallter Deshpal muzikolog, Aleksandër Stipçeviq arkeolog/historian dhe ilirolog, Ennio Stipçeviq, Bepo dhe Berto Mateshiq muzikolog, Josip Vlladoviq Relja shkrimtar, Ivan Pregja teolog, Simon (Simeone) Duka arkivist në Vatikan, Pino Gjergja basketbollist/trajner, Bozhidar Kallmeta ish kryetar i Zarës, e shumë e shumë tjerë!
“Ishalla bëhet mirë”!