Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se analiza e gjendjes në veri të vendit tregon se pasojat mund të jenë mjaft të rënda mbi secilin, jo vetëm për pozitën, por edhe në opozitën. Ai nga faltorja e Kuvendit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë qëndrim e të vendos ta shtyjë vendimin për marrëveshjen e targave, apo kërkesën për konvertimin e targa nga ato ilegale në RKS. Veprimi i parë është formimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje. Qeveri që e ndjen peshën e situatës ju lutem të bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targat. Veprimi i dytë që duhet marrë nga të gjithë ne së bashku është dialogu me serbët lokalë, pra me serbët e Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione, e për të kthyer besimin në institucione”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …