U asfaltua rruga Cërnelit në Skifteraj të Vitisë  

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Skifteraj të Vitisë,  për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës së Cërrnelit. Kjo rrugë parashihet të asfaltohet në një distancë mbi 1 kilometër e gjysmë dhe është shumë i mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti. Rruga lidhet me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti dhe është mirëpritur nga banorët pasi që pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore. “Kjo rrugë, pos që do të mundësoj qarkullimin për qasje më të lehtë në tokat bujqësore, kualiteti i së cilës konsiderohet si më i miri në komunën e Vitisë, gjithashtu lidhë edhe fshatrat Mogillë, Skifteraj, Budrikë e Remnik. Ky projekt i rrugës në Skifteraj, do të jetë shumë i dobishëm edhe për finalizimin e projektit të Zonës Industriale”, tha kryetari Haliti gjatë vizitës së punimeve në asfaltimin e rrugës. Ndërsa Isa Sadiku, banorë i fshatit Skifteraj, falënderoi institucionet komunale për realizim të këtij projekti, si dhe theksoi se është shumë i domosdoshëm.

May be an image of 2 people and road

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …