Kryetari Haliti vizitoi disa projekte infrastrukturore që lidhin  mes veti vendbanimet Debelldeh, Buzovik, Kolishtë, Beguncë dhe Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Buzovik të Vitisë, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore. Gjithashtu u vizituan edhe rrugët që lidhin fshatrat Debelldeh, Buzovik, Kolishtë, Beguncë dhe Lubishtë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, po punon në çdo lokalitet të saj që të realizon projekte që janë jetike për qytetarët e kësaj komune. “Po vazhdojmë me projekte konkrete dhe të mira për qytetarët tanë konkretisht në lidhjen e lokaliteteve në mes tyre. Si qeveri lokale jemi zotuar se do të realizojmë projekte jetike në çdo lokalitet të kësaj komune. Edhe ky projekt sot ka një rëndësi të veçantë dhe është i mirëpritur nga banorët, me që po lidh fshatrat e kësaj zone mes vete, duke mundësuar një qarkullim më të lehtë për këta banorë”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe në lagjen “ Zmakët” në Buzovik është shtruar me zhavorr rruga në një gjatësi mbi 400 metra.  Banorët e këtij vendbanimi theksuan se kjo rrugë ka qenë e pakalueshme dhe falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor. Gjithashtu ai ka vizituar edhe rrugën Beguncë-Buzovik që është rivitalizuar dhe ka rreth 1200 metra.

Mund të jetë një imazh i pemë, natyra dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …