Në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake të FSK-së, është bërë rivarrimi i dhjetë dëshmorëve të luftës

Në praninë e familjarëve, strukturave komunale, udhëhequr nga kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, ish-komandantë e gjeneralë të UÇK-së, drejtorë komunalë, anëtarë të Asamblesë Komunale, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të institucioneve në nivelin qendror një numri të madh të qytetarëve, sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake të FSK-së, është bërë rivarrimi i dhjetë dëshmorëve të luftës, në një ceremoni të organizuar nën patronatin e Kryetarit Nura dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve – Dega në Skenderaj. Në fjalën e tij para të pranishmëve, nënkryetari Sami Lushtaku, si ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës dhe gjeneral lufte, ka thënë se sot është ditë e rëndë për Drenicën dhe familjet e dëshmorëve, pasi po rivarrosen dëshmorët e lirisë. Ai ka shtuar se falë gjakut dhe sakrificës së burrave dhe grave, dëshmorëve, trimave dhe heronjve që luftuan përballë armikut serb, sot populli i Kosovës e gëzon lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ndërkaq, në emër të familjeve të dëshmorëve të rivarrosur sot, foli Behxhet Maliqi, vëlla i dëshmorit Xhevxhet Maliqi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …