Pas zgjidhjes së problemit në Marinë në rrugën me 4 korsi, komuna e Skenderajt po fillon të zgjidhë edhe pengesën e radhës në aksin rrugorë në hyrje të qytetit të Skenderajt, nga ana e Polacit, për të vazhduar makineria të bëjë punën e saj në realizimin e punimeve për zgjerimin e rrugës sipas projektit. Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura i ka falënderuar pronarët për bashkëpunim në tejkalimin e problemeve, ndërsa ka kërkuar që qytetarët të kenë mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve.