Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut. Ai ka thënë se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit. Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik. Me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, është dëshmuar që veriu kontrollohet nga Serbia. Mua më duket që Kurti e ka keqllogaritur masën e tij të reciprocitetit. Ne kemi qenë kundër sepse problemi nuk është ligjor në veri, por është politik. Tani na treguan që realisht veriun e kontrollon Serbia. Kryetari Dardan Molliqaj ka theksuar problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të shuhen vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje politike, e jo nëpërmjet demonstrimit të forcës nga Kosova apo Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …