leoni

Nicolas

Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e avokatit për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Kadri Veselit, deri më 19 dhjetor

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit që ka marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Kadri Veselit deri më 19 dhjetor. Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Veseli heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 11 nëntor 2022. Po ashtu, ka urdhëruar prokurorinë që nëse dëshiron ta bëjë këtë, të plotësojë parashtresat e saj për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Veselit, jo më vonë se e premtja, 9 dhjetor. “Udhëzon mbrojtjen, nëse dëshiron ta bëjë këtë, t’i përgjigjet parashtresave të ZPS-së dhe shtojcave të mundshme, jo më vonë se e mërkura, 14 dhjetor 2022”, është thënë në këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …