Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, do të udhëtojnë për në Amerikë por jo Albulenë Haxhiu, Xhelal Sveçla, as Shpejtim Bulliqi

Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, do të udhëtojnë për në Amerikë por jo Albulenë Haxhiu, Xhelal Sveçla, as Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes  Demokratike, Lumir Abdixhiku, javën e ardhshme do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë lajm mediat serbe të parat që kanë raportuar se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut iu refuzuar viza. Por më pas ajo ka reaguar duke thënë se në koordinim me zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane vizita e dhjetorit është shtyrë.

Është raportuar po ashtu se  as kryetari i Besianës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi nuk do të udhëtojë për në Amerikë, por as ministri i brendshëm Xhelal Sveçla. Arsyeja e shtyrjes sipas ambasadës amerikane është situata jo e mirë e  sigurisë në Kosovë, por realisht është një shuplakë fytyrës zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët nuk po i përfillin kërkesat aktuale amerikane për targat dhe Asociacionin

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …