Po i zhvillon punimet ë Tiranë, një konferencë shkencore, e cila i trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre. Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith deri sa ka folur për marrëdhënie mes qeverive e popujve, ka deklaruar: “Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë. Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike. Ata meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes”, është shprehur King Smith. Ne duam të frymëzojmë të rinjtë për të ardhmen dhe të krijojmë partneritete të gjata me ndikim pozitiv. Duhet të investojmë më shumë dhe të ndihmojmë komunitetet që të jenë të stabilizuar këtu”. Diplomati u kërkoi historianëve të jenë të drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj tij dhe qeverisë britanike edhe për kërkesat që mund të kenë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …