leoni

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bisedoi me kryetarët e degëve të Partisë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bisedoi me kryetarët e degëve të Partisë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai foli për vizitën zyrtare që do të ketë javën e ardhshme në Washington dhe në Bruksel si dhe për zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës. Kryetarët e Degëve e kanë informuar kryetarin e PDK-së për procesin e filluar për zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës, ndërsa kanë theksuar se platforma e lansuar për regjistrimin e të rinjve për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor rinia2022.org po tregohet shumë efikase, ku të rinjtë e të gjitha qyteteve të Kosovës do të trajtohen barabartë në garë. Me këtë rast, kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se qëllimi i platformës rinia2022.org është për të siguruar hapësirën e nevojshme për të gjithë të rinjtë e Kosovës që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, nga ku pastaj do të mund të adresojnë dhe zbatojnë idetë e tyre. Kryetari Krasniqi tha se PDK është e dëshmuar për hapësirën që u ka dhënë në vazhdimësi të rinjve duke theksuar se sot në qeverisjet lokale të udhëhequra nga PDK, shumica e drejtorive udhëhiqen nga të reja dhe të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë takim me kryetarët e Degëve, kryetari Krasniqi i ka informuar ata edhe për qëndrimet politike rreth zhvillimeve të fundit, ndërsa i ka njoftuar ata edhe për vizitën zyrtare që do ta zhvillojë javën e ardhshme në Washington dhe në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …