Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pas dy vjet mbajtjeje në paraburgim pritet që të fillojë në fund të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas disa të dhënave gjykimi pritet të zgjasë rreth dhjetë vjet, kohë të cilën e kishte kërkuar Prokuroria. Dhjetëra konferencave përgatitore u ka ardhur fundi. Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guiju ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Prokuroria i kanë kryer obligimet në procedurën paraprake. Dhe, gjykimi do të nis së shpejti. Vendimin do ta marrë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, e cila ka paralajmëruar se procesi mund të fillojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2023. Pritet që të fillojë shqyrtimi i këtyre provave, dëgjimi i dëshmitarëve, pasi Prokuroria ka propozuar t’i dëgjojë më shumë se 300 dëshmitarë, shumica syresh dëshmitarë të mbrojtur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …