leoni

Pavarësisht presionit të Amerikës e BE-së, Kryeministri Kurti, ka deklaruar se nuk do ta pranojë AKS-në një etnike

Pavarësisht presionit të Amerikës dhe BE-së, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sërish se nuk do ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe mbi bazat e identitetit etnik. Nuk mund të krijohet asnjë asociacion mbi baza etnike, pasi kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Propozimi franko-gjerman, që në thelb është propozimi i Brukselit, i mbështetur së tepërmi nga Berlini dhe Parisi, por edhe nga Uashingtoni, është një bazë e mirë për vijimin e diskutimeve për marrëveshjen përfundimtare, që do të thotë normalizim i plotë mes marrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Do të ketë edhe detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje, por kryesorja duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë propozim, parashikohen gjithashtu edhe diskutimet rreth të drejtave të pakicave, dhe në këtë pikë Beogradi mund të shprehë kërkesën e tij për temën që ata e quajnë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e cila është një formë për të adresuar çështjen e pakicës serbe”, ka thënë Kurti për Dojçe Vele.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …