Profesori i diplomacisë në Paris, Valon Murtezaj ka thënë se marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të ketë pa njohje reciproke. Murtezaj ka thënë të premten në ktv tha se nëse njohja nuk është në çfarëdo dokumenti të një marrëveshjeje, atëherë ajo s’mund të quhet marrëveshje për normalizim. “Ato që janë parë nuk janë finale, nuk janë 100 për qind të sigurta, por me rëndësi është që nëse, njohja nuk është në dokument, atëherë kjo nuk quhet marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, sepse marrëdhënie normale kanë dy shtete që njihen mes veti, jo vetëm shtetet që nuk luftojnë. Është ende herët që të themi duhet të pranohet apo refuzohet. Ajo çfarë duhet të bëjnë edhe Qeveria e Kosovës edhe ndërmjetësit është që të angazhohen në mënyrë intensive dhe të sinqertë për të ofruar dokument që e normalizon situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Murtezaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …