Më 17 dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev. Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”. Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini. Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …