leoni

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Më 17 dhjetor të vitit 2010, Sali Berisha ishte takuar me Konstantin Kosaçevin për rezolutën që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale

Kryetari  i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në Kuvendin e  Shqipërisë,  Taulant Balla  ka ndarë disa foto dhe dokumente, të cilat  tregojnë se më 17 dhjetor të vitit 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë, në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, politikanin Konstantin Kosaçev. “Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”-, shkruan Balla. Duke publikuar dhe dokumentet, ai thotë se Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës, bazuar në një raport të sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini kundër Kosovës. Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës? Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute? Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?”-, pyet Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …