U përkujtuan ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar, që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Sot në Prishtinë u përkujtuan ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar, që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, morën pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca , lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ambasadorit i Mbretërisë së BashkuaraNicholas Abbott, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, drejtues të FSK-së, KFOR-it e të misioneve të tjera në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaron se e ka mbajtur premtimin për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se e  mbajtur premtimin  për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës. Ai …