Një delegacion nga Qeveria e Shqipërisë me kryeministrin, Edi Rama në krye, po qëndron në Shkup, për një vizitë zyrtare. Kryeministra Rama ku pritet nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Vizita mbahet me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kryeson delegacionin qeveritar shqiptar, ka mbërritur në Shkup. Rama u prit me nderimet më të larta në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Vizita është me rastin e seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Pas pritjes zyrtare, të dy kryeministrat bisedojnë për çështje që janë paraparë në agjendë Më pas fillon seanca ndërqeveritare, ku kryeministrat e dy vendeve do të mbajnë fjalime. Ndërkohë, është planifikuar edhe një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ministrat e dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …