Arbër Ademi po merr në konferencën e KOSAK-ut në Paris

Arbër Ademi sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane – KOSAK, e cila mbahet në Pragë

Kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  z. Arbër Ademi sot dhe nesër (14-15 nëntor) merr pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane – KOSAK, e cila mbahet në Pragë, në kuadër të presidencës gjashtëmujore të Republikës Çeke me Këshillin e BE-së.

Konferenca u hap nga kryetarja e Komisionit Evropian, znj. Ursula Von Der Laen, e cila theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit të BE-së, veçanërisht në këto kohë të vështira për Evropën dhe më gjerë, në kushte të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, krizës energjetike, krizës ekonomike e të tjera.

 Ademi mbajti fjalimin e tij në  Sesionin e parë  kushtuar prioriteteve çeke, në të cilin theksoi se në këto kohë të vështira për Ukrainën, Maqedonia e Veriut është plotësisht në linjë me politikën e jashtme të BE-së, në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Gjithashtu  shprehu  gatishmërinë e vendit tonë për të ndihmuar Ukrainën në disa fusha.

Në lidhje me prioritetet çeke,  falënderoi Republikën Çeke  që vendosi zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës së kësaj presidence. Ademi informon për zhvillimet aktuale në lidhje me proceset tona eurointegruese, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, këtë verë shënoi fillimin e një prej proceseve më të pritura dhe më të gjata për Maqedoninë e Veriut pas pavarësisë së saj, fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Njëkohësisht, theksoi se mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare dhe procesi i skriningut të njëpasnjëshëm, i cili tashmë ka nisur, shënoi fillimin e fazës dhe kapitullit të ri të procesit tonë të integrimit në BE dhe është me rëndësi historike pas 17 vitesh, si vend kandidat. Në këtë kontekst, theksoi se Maqedonia e Veriut nuk po fillon nga e para dhe se me vullnet politik mund të arrijmë edhe vendet tjera që tashmë janë duke negociuar, duke pasur parasysh se ekziston  konsensus politik për të ardhmen tonë evropiane. Gjithashtu, theksoi se kemi përparësi komparative për shkak të përvojës njëzet vjeçare në zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe  asocim, që na solli në përputhje më të avancuar me legjislacionin evropian.

Lidhur me detyrimin e marrë për përfshirjen e shtetasve bullgarë në Kushtetutën tonë,  theksoi se prioritet kyç për vendin është fillimi i procesit të ndryshimit të Kushtetutës dhe se po zhvillohen negociata ndërmjet partive politike për mundësitë që ky proces të fillojë sa më shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …