Ish-kryetari i PD-së, Luzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha në lidhje me akuzat e tij si i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit. Basha e konsideron Berishën të korruptuar dhe që përhap mashtrime. Sa herë do të fshehë diçka, “non-grata” hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediet, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, thekson Basha. Në konferencën për mediet, Berisha akuzoi Bashën se është i përfshirë pas aferës së Portit të Durrësit, e cila sipas mendjes së krisur të Berishës qenka vjedhja më të tmerrshme në histori. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …