Gjykata e Apelit në Kosovë, jo në Serbi, ka marrë vendim për uljen e dënimit, kriminelit shqiptarë-vrasës, Goran Stanishiq, i cili ishte dënuar për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Apeli ka marrë vendim për ulje të dënimit nga 20 në 15 vjet burg. Më 27 shtator 2022, Gjykata Apelit kishte shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes ku ishte kërkuar që Stanishiq të lirohet nga akuza apo çështja të kthehet në rigjykim. Kjo gjykatë me shumicë votash e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Stanishiq duke ndryshuar vendimin mbi dënimin, ashtu që për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor, e ka mëshiruar, duka ia hequr pesë vjet, nga 20 sa ishte i dënuar në 15 vjet thuhet në vendimin e Apelit. Sipas kolegjit të Apelit, aktgjykimi nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, meqenëse dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit, është bërë sipas dispozitave ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat nga të cilat plotësohen të gjitha elementet e veprës penale për të cilën është shpallur fajtor, më 5 tetor të vitit 2021, kur Gjykata Themelore në Prishtinë, Goran Stanishiqin e kishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …