leoni

Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: PDK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar proceset demokratike

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi është deklaruar në lidhje me takimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani, me partitë politike ku është diskutuar edhe data e zgjedhjeve për komunat veriore të Kosovës. Gjoshi ka thënë PDK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar proceset demokratike, të cilat janë në të mirë të shtetit dhe shoqërisë. Si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, mora pjesë në takimin konsultativ në lidhje me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit. Është plotësisht përgjegjësi e institucioneve që të garantojnë funksionimin e institucioneve dhe rendit kushtetues në të gjithë territorin e vendit.  Kosova tani më ka ndërtuar një standard të lartë demokratik dhe gjithëpërfshirës të organizimit të zgjedhjeve, në bazë të ligjit, kushtetutës dhe dokumenteve të Republikës tonë në secilin cep të vendit. Rrjedhimisht, ky standard duhet të ruhet dhe të avancohet. Si PDK, ne do të jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar proceset demokratike, të cilat janë në të mirë shtetit, shoqërisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët!”, ka shkruar  Betim  Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …