Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, pasi ai ka prerë në besë Amerikën në lidhje me vendimin për targat e makinave. Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën, pasi duket sikurse një skenar i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”. Albin Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit. Integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve. Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë Kurti me Shtete e Bashkuara të Amerikës u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, deklaroi më tej Haradinaj
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …