Në amfiteatrin e bukur të qytetit Landau të Bajernit të Gjermanisë, në një atmosferë të bukur, ku ishin të pranishëm një numër i madh i vëllezërve dhe motrave tona gjithandej Mërgatës Shqiptare nga Gjermania, ku muar pjesë aktive edhe Kryetari i Komunës Landau, z. Thomas Lorenz( të cilit z. Pllana ia dhuroi librin „Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999, i përkthyer në 8 gjuhë të huaja), z. Tefik Jaha – Kryetar i Shoqatës kulturore e humanitare shqiptaro – gjermane ILIRIDA, z. Mirsim Gashi, z. Sevdail Gashi, gazetari i mirënjohur shqiptar dhe Kryetari i Ballit Kombëtar të Kosovës, z. Gazmend Islami nga Nyrnbergu, gazetarja gjermane Andrea Schwarzmeier, gazetari gjerman Von Christian Melis, Ujkan Nikçi, Lumni Nimani, Bahri Shyti, Salih Dernogllava, veprimtari dhe intelektuali shqiptar nga Ukraina Aleksandër Lekaj, arsimtarja e nxënësve shqiptarë në Landau, znj. Mervete Ismajli, poetja e re dhe e talentuar, njohëse e shumë gjuhëve të huaja, Greta Miftari etj., të cilët me emocione e duartrokitje të shpeshta i nderonin autorët e librit Vergiss Niemals – Mos harro kurrë, por edhe bashkë autorët e filmit dokumentar Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999, Nusret Pllanën e Esat Shalën. Shumë faleminderit organizatorit, z. Tefik Jaha me grupin e tij , për këtë manifestim kaq dinjitoz e mbresëlënës për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbrëmje të suksesshme!
- S. Pas promovimit të këtyre veprave publicistike dokumentare, të pranishmit e shumtë në selinë e Shoqatës „ILIRIDA“, i argëtoi me një program të pasur muzikor, këngëtari i mirënjohur shqiptar, z. Halit Gashi me grupin e tij, të cilët i falënderojmë përzemërsisht!
Nusret Pllana