Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për eskalim të situatës në Veri të Kosovës është i madh. Kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët. Serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera. Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave. Sipas tij, beteja e Serbisë ka për qëllim për ta bindur Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serbë në veri. Beteja e Serbisë është me BE-në pasi ata nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre ka thënë mes tjerash, Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …