Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Veriun e Kosovës pas dorëheqjeve të kryetarëve serbë. Duke marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lokale, në veri të Kosovës duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilat mbi 95% janë në këto hapësira, thuhet në postimin e kësaj partie. 18 dhjetori mund të jetë data e mundshme kur do të mbahen zgjedhje në veri. Zakonisht pas dorëheqjeve shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …