Përzgjidhet juria profesionale për vlerësimin e konkursit për “Hartimin e Projektit Ideor Qendra e Qytetit Të Deçanit”

Me synim të rritjes së transparencës dhe gjithëpërfshirjes në vendimmarrje të qytetarëve, juria profesionale prej 7 anëtarëve e përzgjedhur nga komuna e Deçanit për vlerësimin e konkursit për “Hartimin e Projektit Ideor Qendra e Qytetit Të Deçanit”, mbajti takimin e parë me datë 14.11.2022, të përbërë nga zyrtarët komunalë dhe ekspertët e jashtëm, prof.dr. Binak Beqaj dhe Modest Gashi, urbanist/planer në UN-Habitati. ​Në takim u diskutua për modalitetin e përzgjedhjes së fituesve dhe agjenda për takimet e radhës. Në këtë takim juria analizoi projektet konkurruese dhe vendosi që të hapë ekspozitën 2 ditore, ditën e  mërkurë dhe të enjte, me datë 23 nëntor dhe 24 nëntor, në mënyrë që qytetarët të japin mendimet e tyre për projektet konkurruese. 5 projekt propozimet do të jenë të ekspozuara prej orës 9:00 deri në orën 12:00 në katin e tretë, salla e takimeve të Kuvendit Komunal. Për takimet dhe aktivitetet e radhës ju njoftojmë me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …