leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në komunën e Rahovecit

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku u shqyrtuan dhe u dërguan për Kuvend këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 1427 i datës 30.04.2019 për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”

  4. Shqyrtimi i propozim vendimit për lirim nga pagesa e Mamografisë për të gjithë femrat e Komunës së Rahovecit;

  5. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Brendshëm për vitin 2021 dhe diskutimi i planit të veprimit;

  6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit;

  7. Të ndryshme.

Si dhe një pikë shtesë ajo e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve pa përkujdesje. Për këtë mbledhje do të përgatitet procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në kë vegëz në ueb faqen zyrtare të Komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …