Një pushtim rus i Evropës është më i mundshëm se kurrë dhe Gjermania mund të zhduket nga harta në çdo moment ka paralajmëruar një raport sekret i zbuluar së fundmi. Kreu i lartë ushtarake në Gjermani i ka kërkuar vendit që të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, mes frikës se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet në një konflikt global me NATO-n. Në dokumentet konfidenciale të zbuluara në botimin gjerman Der Spiegel, një nga gjeneralët më të lartë të vendit Eberhard Zorn urdhëroi ushtrinë e vendit të vendosej në një bazë lufte përballë kërcënimeve ekzistente. Dokumenti politik prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohet “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”. Gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë. Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale”, shkroi ai.
Forcat e armatosura të Gjermanisë, të njohura si Bundeswehr, kanë 183 mijë e 638 ushtarë aktiv që nga shkurti i këtij viti, dhe 949 mijë personel rezervë. Ushtria ruse raportohet se përfshin rreth një milion trupa aktive dhe deri në dy milionë personel rezervë.