Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, zhvilloi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, zhvilloi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi,  në Bruksel zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku biseduan për procesin e dialogut. Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”, ka thënë Besnik Bislimi, pa dhënë detaje rreth vazhdimit të afatit të targave të automjeteve të pronarëve serbë, në të cilin insiston BE-ja dhe Amerika.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …