Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë takimit me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të LDK-së për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane, ka saktësuarv Abdixhiu pas takimit që pati emisarin Gabriel Escobar në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka filluar vizitën e tij zyrtare në Amerikç. Për shtetin tonë të ri, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.
