Një përballje e ashpër e qëndrimeve të kundërta është regjistruar gjatë mbajtjes së samitit të G-20, me ç’ rast kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare. Në përballjen e parë mes kryeministrit britanik dhe një drejtuesi të lartë rus, që nga nisja e luftës, Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Është e dukshme që Putin nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu. Kryetari i ukrainas, Vladimit Zelensky u shpreh se ka ardhur momenti që lufta të ndalet, por ne nuk do të bëjmë kompromis me sovranitetin, territorin dhe pavarësinë në këmbim të paqes”, tha Zelensky.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …