Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, udhëhequr nga Zyrtarja për Informim, u mbajt konsultimi publik për Planin e Veprimit të Transparencës Komunale 2023-2027. Në pika të shkurtra prezantoi Planin e veprimit për transparencë komunale, i cili ka për qëllim t’i ofroj publikut qasje të lehtë në mbikëqyrjen dhe zbatimin e politikave nga organet e komunës, duke përfshirë informimin e shpejtë, të dhëna të qasshme, publikimin e të gjitha akteve normative dhe dokumenteve me interes publik, si dhe rritjen e mundësive të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Plani vazhdon të jetë në konsultim publik deri më 2 dhjetor dhe po ashtu mund të bëni komente dhe sugjerime në e-mail adresat [email protected] dhe [email protected].