leoni

Përfshihet edhe ndërtimi e çative në projektin e fasadimit në Skenderaj

Një ndër projektet më të rëndësishme kapitale të realizuara ndonjëherë në qytetin e Skenderajt, sidomos në Sheshin “Adem Jashari” është fasadimi i objekteve banesore. 11 të tilla u përfshinë në procesin e rinovimit, duke marrë pamjen sikur të ishin ndërtuar rishtazi. Izlolimi dhe fasadimi nga jashtë ishin premtime të Qeverisjes Nura gjatë fushatës parazgjedhore, e ku banorët u bënë vendimmarrës në përzgjedhjen e modelit të fasadimit. Gjatë procesit të diskutimit me banorët, këta të fundit kërkuan edhe ndërtimin e çatisë në dy objekte si më të vjetrat të ndërtuara, e të cilat për vite më radhë kanë pasur telashe me rrjedhje të ujit. Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke shprehur mirëkuptim ndaj kërkesës së tyre, përfshiu edhe ndërtimin e çative në projektin e fasadimit, i cili nënkupton izolim të plotë sipas standardeve të eficiencës. Një gjë është e sigurt, kur puna të përfundojë plotësisht banesat do të jenë më të ngrohta, nuk do të ketë telashe me rrjedhje të ujit, dhe Sheshi do të jetë më i bukur se sot.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …