leoni

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nuk tregon se a do të shtyhet apo jo afati për konvertimin e targave nga serbët

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Bruksel zhvilloi një takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Llajçak, i cili e kishte ftuara për një bisedë. Bëhet e ditur se ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”, citohet të ketë thënë Bislimi, por pa treguar se a e  ka pranuar apo jo shtyrjen e afatit të konvertimit të targave serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …