Komisioni Parlamentar, i përbërë në shumicë nga anëtarë të Vetëvendosje, për anëtare të bordit të KPM-së, e ka vlerësuar më së larti Luljeta Aliun, një aktiviste me një fjalor arrogant e të paskrupull, e cila vitet e fundit ishte kthyer në militante të Qeverisë-Kurti duke sulmuar mediat dhe këdo që ajo e konsideronte se është kundër Vetëvendosjes. Është bërë vlerësimi i kandidatëve që synojnë të bëhen pjesë e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave. Gjashtë prej emrave të kandidatëve shkojnë për votim në Kuvend, ndërsa zgjidhen tre prej tyre. Nga vlerësimi që i është bërë kandidatëve, Luljeta Aliu ka marrë 816 pikë – më së shumti nga të gjithë të vlerësuarit. Komisioni është përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK).
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …